Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin prej me shume se nje ore qe ka zhvilluar mbremjen e sotme ne Kryeministri me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Rama shkruan ne Facebook se kane folur me Escobar per Ballkanin e Hapur, per dialogun Kosove-Serbi, si edhe partneritetin Shqiperi-SHBA.
“Kënaqësi të mikprisja Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim shumë miqësor, ku folëm për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht Shqiperine”, shkruan Rama.