Shirat e rrëmbyeshëm dhe të pandërprerë që kanë filluar që prej mesditës së sotme në qarkun e Beratit, kanë sjellë edhe problemet e para në aksin nacional Berat-Skrapar.Në fshatrat Vodicë dhe Fushë-Peshtan ka filluar rrëshkitja e gurëve në rrugë,duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në këtë aks.
Aksi Berat-Skrapar është një aks nacional me shumë kthesa dhe i pandriçuar,gjë që jo vetëm sjell vëshirësi në qarkullimin e mjeteve kur në rrugë ka prezencë të shtuar gurësh por shpesh-herë është shndërruar edhe në burim aksidentesh.Shkëputja e gurëve nga faqja kodrinore përgjatë këtij aksi gjatë stinës së dimrit,vijon të jetë një problem i pazgjidhur prej vitesh, edhe pse drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës janë ankuar shpeshherë.
Rrënia e gurëve ka sjellë dimrin e vitit të kaluar edhe rrëshkitje të masiveve gurësh të mëdhenj që fatmirësisht nuk kanë rënë mbi mjetet në qarkullim. Prej vitesh është folur për një projekt madhor siç është rrethimi i zonës kodrinore me rrjeta metalike por projekti nuk është hedhur asnjëherë në letër.Situata në këtë aks vijon të jetë e njëjta që prej 1-ore,në prirje të punonjësve të mirëmbajtjes së bashkisë Poliçan për pastrimin e saj.