Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer i tha trajnerit të Barcelonës, Xavi, që të hesht dhe të rikthehet në zonën e kufizuar të tij gjatë ndeshjes së kësaj jave në Ligën e Kampionëve, ndërsa trajneri kërkonte një karton të verdhë.
Fitorja me rezultat të thellë 3-0 e Bayernit kundër Barçës i dërgoi katalunasit në Ligën e Evropës, pasi përfunduar grupin në vendin e tretë.
Sipas gazetës Sport, gjatë ndeshjes ka ndodhur një përplasje verbale apo luftë fjalësh mes trajnerit të Barcelonës, Xavi dhe portierit të Bayernit, Neuer.
Në pjesën e dytë, dhe me përfundimin e lojës, Xavi, më shumë nga krenaria se gjithçka, kërkoi një karton të verdhë për një lojtar të Bayernit.
“Karton i verdhë, karton i verdhë”, përsëriti ai në anglisht dhe fjalët nuk i pëlqyen stolit të Bayernit, të cilëve nuk i ka pëlqyer qëndrimi i Xavit.
Ai i pyeti nëse nuk ishte i verdhë dhe, pas një përgjigjeje negative, në fytyrën e tij u shfaq një buzëqeshje ironike.
Në të njëjtin moment, Robert Lewandowski po e shikonte ndërsa nga larg mund të dëgjohej Neuer duke bërtitur: “Oii, ti, hesht, hesht”.
Megjithatë, trajneri i Barçës e injoroi këtë dhe situata nuk shkoi më tej, edhe pse shikimet ishin acaruese.