Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka shpërthyer me akuza të rënda ndaj Lulzim Bashës të cilin e etiketoi si humbës serial.
Gjatë foltores në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, Noka tha se Basha ka shpërdoruar besimin e demokratëve duke i dhuruar pushtetin Edi Ramës.
“Kujt më shumë se Bashës në këto 30 vite demokratët i kanë dhënë shanse në politikë a e diji, 3 herë ministër, një herë kryetar bashkie, 8 vite kryetar opozite, humbi disa herë zgjedhjet, i dhuroi gjitha bashkitë Edi Ramës dhe rilindjes dështoi më 25 prill dhe pastaj i vendosi minat PD-së. Humbja e njëpasnjëshme e kanë pushtuar demokratët, këtu është instaluar regjimi kriminal i Europës. Ne kishim një problem edhe ai ishte udhëheqësi i marrë peng që pengmarrësi kishte vendosur ta valëviste, ky është fatalitet qëllimi i Bashës është likuidimi i PD dhe opozitës. Bashën askush nga demokratët nuk e shikon si shpresë. Që një parti të vijë në pushtet duhet që lideri i saj të ngjallë shpresë, kush ka besim sot tek Lulzim Basha, asnjë nga demokratët, e ka shndërruar zyrën në bunker. Kjo ka alarmuar cdo demokratët Bashës nuk i intereson aspiratat e demokratëve, ai do të vazhdojë biznesin si kryetar i PD është peng i Edi Ramës. Shqiptarët nuk kanë besim tek Lulzim Basha, askund nuk mund të shkosh nuk mund të ecësh përpara, ne do ta largojmë shpërdoruesin më të madh të besimin dhe humbësin serial së bashku me “dashnorët” e vulës dhe të karriges”, tha Noka.