Shikoni ambientet sekrete të Apple Park HQ

Gazeta Wallpaper, e dedikuar rreth arkitekturës së veçantë dhe design photography sapo ka publikuar disa imazhe ekskluzive që na japin një ide të përgjithshme të zyrave legjendare të Apple në Cupertino.

Në këto fotografi vihen re aktivitetet e ekipit të Apple Design në habitatin e tyre natyral, i cili shkon mjaft mirë me shijet e njohura të Apple, minimaliste dhe me tepër klas.

apple-l.webp

Apple është mjaft e njohur për rregullat e saj strikte mbi ruajtjen e informacioneve rreth produkteve të saja, sidomos të gjithë proçesit që zhvillohet pas këtyre mureve shumë simetrike. Këto rregulla ndiqen në çdo hapësirë të zyrave të Apple, dhe nëse protokolli shkelet nga një punonjës, ato mund të largohen menjëherë nga puna.

wal273.apple-.211109-shiny-ap-js-001654-and-1650-and-1604.webp

Evans Hankey dhe Alan Dye janë drejtuesit e ekipit të Apple Design, të cilët e prezantuan stafin e Wallpaper me dhomat e panjohura deri më tani për publikun.

wal273.apple-.211109-shiny-ap-js-001766-and-1735v2.webp

Sapo futeni brenda mund t’ju duket sikur gjendeni në pjesën e brendshme të një dyqani Apple që është i njejtë në të gjithë botën. Në të mbizotërojnë tavolinat e drunjta, sipërfaqjet e lëmuara me xham dhe një dizajn të përgjithshëm shumë të përsëritur në ambientet e Apple Park.