Një ditë pas kaosit me përmbytjet në Fier situata sot duket më e qetë.
Niveli i Vjosës ka rënë me ndërprerjen e reshjeve dhe uji ka nisur të tërhiqet.
Për të parë nga afër situatën zbarkoi sot në zonat e përmbytura dhe kryeministri Rama.
- Fillimisht ndaloi në Çerven dhe më pas ju drejtua urës së Mifolit.
Mësohet se mediat nuk janë lejuar ta shoqërojnë në këtë vizitë të tij.