Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar të deputetëve demokratë menjëherë pas mbledhjes së këshillit kombëtar dhe u ka dhënë porositë për përgatitjet për Kuvendin Kombëtar të thirrrur nga Kryesia e Partisë Demokratike këtë të shtunë, në datë 18 dhjetor.
“Në këtë mbledhje, Basha u dha udhëzime deputetëve demokratë që në veçanti tu gjenden pranë familjeve dhe bizneseve që kanë vuajtut pasojat e përmbytjeve të ditëve të fundit. Po ashtu mësohet se Basha kërkoi nga deputetët që po kështu aktivitetin parlamentar të javës ta ndërthurin me aktivitetin përgatitor në strukturat e Partisë në lidhje me përgatitjet për Kuvendin Kombëtar të thirrrur nga Kryesia e Partisë Demokratike këtë të shtunë, në datë 18 dhjetor” bëjnë të ditur burimet brenda PD-së.
Duke e quajtur si “një ditë vendimtare për të ardhmen e PD” Basha lajmëroi se do u prezantojë para të gjithë shqiptarëve modelin e ri të funksionimit dhe të akitivitetit politik të Partisë Demokratike.
Gjithashtu paralajmëron se do të merren vendime të rëndësishme të cilat do ta shndërrojnë Partinë Demokratike në një forcë politike moderne, për t’u dhënë shqiptarëve një model qeverisës të shkëputur nga e kaluara dhe për të sjellë ndryshimin që meritojnë të gjithë
Çpo ndodh në PD?
Më 11 dhjetor 2021 kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha në “Air Albania” shkarkoi Lulzim Bashën nga posti I kryetarit të PD-së dhe miratoi statutin e ri të PD-së. Gjithashtu u ngrit një komisioni I përkohshëm për atë që e quajnë rithemelim të PD-së. Në këtë Kuvend morën pjesë 4935 kandidatë. Shkarkimi I Bashës u bë më votë të fshehtë dhe kjo kërkesë do të hidhet në referendum më 18 dhjetor
Më 12 dhjetor 2021 Lulzim Basha mbledh në selinë PD krysinë partisë dhe u shkarkuan kryetarët e 11 degëve të PD-së
Më 12 dhjetor 2021 Lulzim Basha mbledh Këshillin Kombëtar dhe e quan “nul” kuvendin e mbledhur nga Berisha dhe të gjitha vendimet e dala prej saj. Gjithashtu me votë të fshehtë këshilli shkarkoi Edi Palokën nga posti I kryetarit të këshillit kombëtar si dhe 9 anëtarë të kryesisë së PD, që ishin të pranishëm në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Komisioni i përkohshëm i rithemelimit dhe Berisha i quajti “nul” vendimet e marra nga Këshilli Kombëtar dhe Lulzim Basha që tashmë sipas tyre është I shkarkuar nga posti i kryetarit të PD-së.
13 dhjetor 2021 Partia Demokratike do të depozitojë në Gjykatë ndryshimet e reja statutore.
18 Dhjetor 2021 Do të mbahet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Lulzim Basha.