Janë më shumë se 500 fermerë të cilët merren me kultivim të luleshtrydhes dhe kjo përmbytje iu çoj dëm këtë sezon prodhimi.
Fermerët kanë investuar në blerjen e pompave dhe po detyrohen të heqin vetë ujin nga serat pasi kanalet kulluese vijojnë tërheqjen ngadalë për shkak te bllokimit dhe mos pastrimit të kanaleve kulluese, vaditëse. Fermerët kërkojne ndërhyrjen e shtetit pasi 1 ditë më parë ministrja e Bujqësisë nuk ka qene tek fermerët e përmbytur por në autostradën Levan Tepelene.
“U njoftuam në 10 të natës për përmbytje, gjatë ditës na thanë që s’ka përmbytje. Sot unë kam 9 dynym sera të përmbytura, na kanë prishur gjitha duke na shkaktuar dëm të madh. Nuk kthehet më në prodhim e ka mbuluar balta. Tani prodhimi kthehet në maj tani, skemi mbështetje nga asnjë, as nga shteti. Filloi ngritja e argjenaturës nga Ferasi deri këtu. Kishte sera që në 2017 nuk na zinte uji kurse këtë vit na përmbyti gjithë. Presim nga shteti të na kompensojë, asnjë s’ka ardhur të na shikojë dëmet. Ja ju mediat jeni të parët që erdhët. Po nuk na ndihmoi shteti ne falimentuam, do të ngrihemi të ikim prap emigrantë në Greqi, kam 7-8 punëtorë që i paguaj , ku do shkojnë ata tani kush do ti ushqejë. Janë rreth 20 mijë euro dëme”, tha fermeri i zonës.