Është arrestuar me urdhër të SPAK ish-ministri i LSI-së Lefter Koka.
Lefter Koka është arrestuar ditën e sotme me urdhër nga SPAK për shpërdorim detyre gjatë kohës kur ka qenë në pozicione publike si kryetar bashkie, si ministër apo si deputet.
Siç duket Koka mund të ketë pasur ndonjë sinjal për këtë lëvizje dhe prandaj edhe muaj më parë konkretisht në datën 1 shtator ka dhënë dorëheqjen nga mandati deputetit.
Arrestimet kanë të bëjnë për tre inceratorët në Elbasan , Fier dhe Tiranë. Vazhdon operacioni lidhur me këtë ccështje. Ndërkohë sipas burimeve masat janë dhenë në mungesë dhe janë miratuar nga gjykata e Posaçme.
Gjithashtu urdhër arreste janë lëshuar edhe për persona të tjerë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.