Në Elbasan Berisha “padit” Bashën

Situata  në Partinë Demokratike vijon të jetë e tensionuar mes dy kampeve të krijuara pas shpalljes së ish-kryeministrit Sali Berisha “non grata”.

Pas akuzave nga mbështetësit e Berishës, se kryedemokrati Lulzim Basha ndërroi bravat në selinë blu në kryeqytet, duket se e njëjta gjë po qarkullon edhe në selitë në rrethe. E njëjta gje ndodhi edhe me bravat në selinë e Pd Elbasan  por që situate nuk u prit mirë nga Antari i Komisionit të Rithemelimit për Elbasanin Blendi Himci ui cili  ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë së Elbasanit PD e Elbasanit për ketë arsye të ndërrimit të bravave pranë selise se PD në këtë qytet. Ai ka thënë se sot ka mundur që të futet në zyrën e tij për shkak se I është ndërruar brava .

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebookreagoi edhe  deputeti Luçiano Boçi I cili shkruan  “Të kësh frikë nga anëtarësia”.

Teksa shpreh indinjatën e tij për ndërrimin e bravës , Z. Boci thotë se PD I takon anëtarëve të saj, duke I kujtuar demokratëve të marrin pjesë në referendumin e së shtunës i cili do të mbledhë vota për shkakrkimin e Lulzim Bashës.

Përtej pretendimeve të deputetit Boçi ka reaguar edhe kreu I Partisë Demokratike në Elbasan Eugen ISaj, i cili ka preferuar ti përgjigjet nëpërmjet një aforizmi të Ben Jonson. “Heshtja është përgjigja më e mirë për shpifjet”.I kontaktuar nga Egnatia Neës Z. Isaj refuzon të ketë ndryshuar bravën e selisë blu. Ai pohohon se kampi tjetër edhe më herët nuk e ka patur celësin e godinës së partisë demokratike, pasi prej kohësh nuk e frekuentonin.

Isaj në vijim garanton se ndërrimi I bravave nuk I ngjason aspak figurës së tij, por shton se kurrësesi të shtunën nuk do të lejohet që votat për shkarkimin e Lulzim Bashës të kryhen nga godina e selisë blu. Votimet për shkarkimin e Bashës do të behën nesër edhe pse mbetet ende e paqartë se ku do të zhvillohet ky proçes.