Ne foto: Migert Qosja
Prokuroria e Elbasanit, ka mbyllur hetimet për përplasjen me armë që ndodhi në Elbasan në 25 nëntor 2020, ku mbeti i plagosur me një plumb në shpatull Elvis Çaushllari ose siç thiret ndryshe në Elbasan si “Vis Korçari”.
Ngjarja ndodhi në qëndër të Elbasanit, ku dy grupe personash u përplasën me armë me njëri-tjetrin.
Të dyja palët anëtarë të grupeve kriminale në Elbasan.
Elvis Koçi (Çaushllari) akuzohet për “Mbajtje pa lejë dhe prodhim të armëve të zjarrit”.
Ersi Çekani, akuzohet për “Moskallëzim krimi”
Feliks Filja, akuzohet për “Moskallëzim krimi”
Migert Qosja, akuzohet për “Konosje me armë” dhe “Mbajtje pa lejë tëg armëve të zjarrit”
Armand Ceveli, akuzohet për “Moskallëzim të krimit”