Mbrëmjen e sotme ka nisur mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike.
Një ditë para Kuvendit të 18 dhjetorit, Kryesia e PD vendos ngritjen e Komisionit Statutor, anëtarë të së cilës do të jenë: Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli, Jonila Godole.
Pikërisht këto emra janë propozuar që të formojnë komisionin e përhershëm statutor në PD. Gjithashtu gjatë mbledhjes po diskutohet për rendin e ditës në Kuvendin Kombëtar të PD-së që do të startojë nesër në orën 11:00.