Burime të Fax News kanë mësuar një rast skandaloz që po ndodh në Tepelenë, ku sekretarëve të Partisë Demokratike në këtë qytet i është kërkuar nga dega kryesore Tiranë që të vijnë në Kuvendin e ditës së nesërme bashkë me familjarët e tyre.

Ky denoncim është bërë nga familarët, të cilët pretendojnë se i është ofruar naftë dhe shpërblime të tjera financiare në mënyrë që të pranojnë të marrin pjesë në Kuvendin që do mbahet ditën e nesërme në Pallatin e Kongreseve.

Jane tre raste ne Hormove, Kurvelesh dhe qytet Tepelene ku drejtues te Seksioneve dhe Grupseksioneve jane thirrur me telefonata nga PD qender ne Tirane per te ardhur ata dhe familjare te tyre duke iu ofruar transportin me 40 litra nafte si dhe favore te tjera financiare. Kete shqetesim e kane ngritur organizatoret vendore te referendumit te neserm ne Tepelene.

Përplasja Basha-Berisha e cila nisi pasi kreu i PD-së përjashtoi ish-Kryeministrin nga grupi parlamentar ka marrë përmasa të mëdha, teksa ish-lideri historik vendosi të mbledhë Kuvendin Kombëtar me firmat e delegatëve dhe ta shkarkojë Bashën në datë 11 dhjetor. Nga ana tjetër, Basha ka thirrur Kuvendin Kombëtar ditën e nesërme dhe synon të ‘cimentojë’ më tej pozicionin e tij në krye të PD-së. Përplasja e tyre ka shkuar dhe në gjykatë.