Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti ka zhvilluar dje një mbledhje me qendrat e partisë që drejton.

Lëvizja Vetëvendosje në këtë mbledhje vendosi që të mbajë zgjedhje të brendshme me fillim të vitit të ri. Po ashtu Albin Kurti ka deklaruar se VV-ja do të jetë e përkushtuar edhe në komunat ku qeveris, dhe do të jetë opozitë kryesore nëpër komunat tjera të Kosovës

“Në mbledhjen e përbashkët me qendrat u fol edhe për zgjedhjet e brendshme të cilat do të rinisin në fillim vitin që po vjen, të cilat ishin ndërprerë për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare”.

“Të gjitha qendrat ishin njëzëri dakord për të filluar procesin e brendshëm zgjedhor prej nga do të dalim edhe më të fuqishëm edhe më të organizuar. Mbështetjes dhe rritjes së madhe të LV-së duhet t’ja mbështesim një organizatë edhe më të fortë”, thuhet në njoftim.

Në zgjedhjet lokale të mbajtura muajin e kaluar LVV pati një dështim total teksa arriti të merrte vetëm 4 komuna.

Këto janë rezultatet përfundimtare:

Lista Serbe(10): Leposaviq, Novobërda, Shtërpca, Zubin Potoku, Zveçani, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Mitrovica e Veriut, Kllokot;

PDK (9): Prizren, Drenas, Kaçanik, Vushtrri, Dragash, Mitrovicë, Skenderaj, Hani i Elezit, Ferizaj

LDK (7): Prishtinë, Fushë Kosovë, Istog, Viti, Junik, Peje, Lipjan

AAK(5): Gjakovë, Klinë, Rahovec, Therandë, Deçan.

VV(4): Gjilan, Podujevë, Kamenicë, Shtime.

Nisma (1): Malishevë.

Xhafer Gashi: Obiliq

(E.H/Faxweb.al)