Kanë mbërritur në Pallatin e Brigadave Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev.

Ka qenë kryeministri Edi Rama ai që i ka pritur në hyrje të Pallatit të Brigadave, ndërkohë që dy liderët e shteteve ballkanike kanë mbërritur në të njëjtën kohë.

Vuçiç dhe Zaev kanë mbërritur gjatë ditës së djeshme në vendin tonë, dhe mbrëmë atyre iu rezervua një darkë në Elbasan, në resortin privat të biznesmenit Gjergj Luca.

Vizita e tyre u shoqërua me një protestë të thirrur në Tiranë nga ish-kryeministri Sali Berisha.