Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur mbrëmjen e sotme studion e Fax News për të komunikuar me qytetarët shqiptarë në lidhje me situatën në Partinë Demokratike.
Mbrëmjen e sotme, Sali Berisha është pyetur përse nuk kishte asnjë ambasador në Kuvendin e 11 dhjetorit, dhe ish-Kryeministri u përgjigj duke thënë se Konventa e Vienës nuk lejon përfshirjen në çështjet e brendshme të një partie.
Berisha nëdër të tjera theksoi se PD-ja e rithemeluar do të ketë një marrëdhënie të shkëlqyer me ambasadorët.
Strumbullari i lidhjeve me kompanitë mafioze nuk dërgoi për ndjekje penale, e nxori nga grupi sepse Agaçi i kishte mbyllur gjyqet.
Kalaja: Si është raporti juaj me ambasadorët?
Berisha: Ne nuk ftuam asnjë ambasador në Kuvendin e PD-së, sepse duke qenë se ishte një problem i anëtarësisë me pengkryetarin ne mendojmë dhe besojmë se Konventa e Vienës që ata të marrin pjesë. Kjo nuk do thotë që ne nuk kemi respekt për ambasadorët. Ne dergojmë rregullisht informacion njëherë në javë për të gjitha zhvillimet.
Kalaja: Po ti ftoni a mendoni se ju takojnë?
Berisha: Për të ftuar çdo ambasador përveç asaj të SHBA-ve që nuk mund të takohet me mua.
Kalaja: A keni menduar të udhëtoni në shtete të tjera për të marrë mbështetje?
Berisha: Te partitë e tjera po. Edhe tani ka forca politike me të cilat elita politike në Europë apo në SHBA me të cilat jam në konktakte. Sigrurisht që është pro neutralitetit, sepse çështjet ndërpartiake mbeten të tila. Marrëdhëniet e mia me komunitetin ndërkombëtar do të jenë të shkëlqyera. Unë tani merrem me bazën e PD-së dhe kam këtë objektiv, jo se injoroj faktorin e jashtëm , por tani jam i përqëndruar te baza. Shqipëria për shqiptarët. Unë të gjithë energjinë time e kam te mbështetësit e PD-së. Pas goditjeve të 25 prillit dhe 9 shtatorit, PD zbriti në nivelin më të ulët të saj.