Asgjë të re nuk do të sillte të ulurit në kafe i Berishës me Lulzim Bashën, për sa i takon marrëdhënies së tyre tashmë të agravuar pas 9 shtatorit kur kreu i PD-së përkjashtoi ish-liderin historik nga grupi i PD-së.

Kështu iu shpreh mbrëmjen e sotme ish-Kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste për emisionin “Pushteti” në Fax News me Juela Meçanin.

Ish-kreu i Selisë blu thotë se Basha është drejt degradimit të ngadalshëm dhe në një fazë mohimi të çdo gjëjë, duke shtuar se kjo ven pasi ka një problem të madh te vetja.

Intervista

Mecani: Cili do jetë fati politik i Lulzim Bashës? Në momentin që do jetë deputet cili do jetë maksimumi i raportit tuaj me të?

Berisha: Degradimi i ngadalshëm është kërcënimi më madhor. Ai do ketë vend në grupin parlamentar, natyrisht trajtimin do ta ketë në përputhje me aktivitetin e tij. Asnjë lloj diskriminimi nuk do ketë.

Kalaja: A është e pamundur që ju të pini një kafe me njëri-tjetrin?

Berisha: Ai është në mohim. Një njeri që mohon se nuk kishte kuvend në një kohë kur ai ishte kuvendi më madhështor. Një mrekulli në stuhi. Ai thotë nuk ka pasur referendum ndërkohë ishte referendumi më korrekt dhe pjesmarrjen me të gjërë. Çfarë mendon ti se i sjell kafja atij. Ka probleme të mëdha te vetja, nuk i sjell gje kafja me mua.

Kalaja: Shpallja Bashës armik në 9 shtator dhe përdorja e disa njerëzve të tjerë si vegla për qëllimin tuaj. Keni koment?

Berisha: Nuk qëndron ekuacioni në këtë moment. Lulzim Basha shpalli veten të përjashtuar. Deri në 9 shtator Berisha ka ditur të gjitha thikat e tij pas shpine. Problemi ishte ky, unë ndiqja programin tim, qëllimet e mija. Unë e dija që ai ishte pjesë e vendimit. Njëri fut thika pas shpine, tjetri kundërshtar. George Soros ishte ai që serviri shpifjet e tyre. Unë dilja mbi këto probleme. Momentin kur Lul Brava shkelmoi sovranitetin e PD-së, natyrisht që asgjë nuk mund të pengonte pa bërë detyrën time. Në mënyrën më demokratike, kam vijuar betejen time. Kam besim se fillimi i vitit të ri me një opozitë të fuqishme të pavarur është oguri më i bardhë për shoqërinë shqiptare