Elbasan

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin A. T., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt shtesë në banesë, pa lejen përkatëse.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin D. B., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:

  • R. P. dhe A. S., banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë hekuri (përforcues grushti), një shufër metalike dhe dy elektrike me mbishkrimin “Policia”;
  • Q. B., 27 vjeç, banues në Përrenjas, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u kap duke trasportuar me një mjet pa targa, dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.