Kryeministri Edi Rama në konferencën e tij me gazetarët, ka inkurajuar SPAK që të hetojë politikanët e lartë, qofshin këta të majtë apo të djathtë. Rama tha se PS nuk do të bëhet asnjëherë mburojë ndaj individëve që kanë llogari të hapura me drejtësinë.

“Dua të përshëndes dhe të përgëzoj SPAK mos të shohin as majtas as djathtas, por të shohin vetëm drejt. Kur e kemi nisur Reformën në Drejtësi, pakkush besonte se do e realizonim, nëse ka diçka me vlerë që mund të bëjë kjo shumicë, dhe unë sa kohë që kam këtë detyrë kaq të lartë, është hedhja e bazave për një drejtësi të drejtë.

Është një drejtësi pa kthesa majtas e djathtas, cilido qoftë nmë këtë pjesë të kampit ku jam unë, ka llogari të hapura me drejtësinë, është shumë e qartë që nuk ka punë më me ne, sa kohë që nuk i ka mbyllur llogaritë me drejtësinë.

Shumëkush e trajton këtë si një gjë për të cilën duhet të shqetësohem, është e kundërta komplet, i inkurajoj prokurorët që të bëjnë deri në fund punën e tyre. Nuk mund të fshihet askush pas flamurit me logon e PS, nuk mund të bëhemi mburojë me asnjë. 

Kush i ka krijuar vetes komoditetin që të përfitojë personalisht nga qëllimet, nga planet, nga punët tona, personalisht do të përballet me drejtësinë, nuk ka asnjë dyshim për këtë”, u shpreh Rama përpara gazetarëve.

(E.K/Faxweb.al)