Erion Rexhepi, 27-vjeç i përket komunitetit Rom në zonën e Cërrikut. Rexhepi, mblidhte hekura e sende të ndryshme metalike, nëpër kazanat e plehrave dhe në shtëpia të ndryshme të zonës. Personat e fundit që e kishin parë viktimën, i kanë thënë policisë së Cërrikut se Rexhepi kishte xhetur një granatë dhe e mbante në dorë. Paraprakisht, lënda shpërthyese që besohet se i ka marë jetën 27-vjeçarit, dyshohet se është një granatë dore. Të riut i ka plasur në dorë, pasi ka shumë mundësi të ketë aktivizuar kapsollin. 27-vjeçari ka ndëruar jetë në vend. Ndërsa për të zbardhur dinamikën se si ka ndodhur plotësisht ngjarja, janë sekuestruar disa kamera të një karburanti, ku dhe ka lauar i riu që besohet se mbante në dorë dhe grantën.