Patronazhimi ka 30 vite që nuk mbaron. Na duhet që ccdo shqiptar të marrë atë që i takon. T’i japim fund patronazhimit, kodëshllëkut, që politika ka instaluar në ekonomi, jetën shoqerore dhe sistemin politk. Ky është urimi që PD do ta nisë këtë vit, në krye të një beteje që jam i bindur do bashkojë shqiptarët. Ndërsa viti 2021 ishte vit i vështirë për familjet shqiptare, në udhëkryq ndodhet sot ekonomia shqiptare. Dy fjalë për sipërmarrjen shqiptare dhe fermerët shqiptare. Me sjelljen e papërgjegjshme ndaj jush, qeveria është treguar armiqësore ndaj jush. Borxhi shqiptar me qeverinë e Edi Ramës po arrin 100% të PBB, dhe asgjë nuk po pikon te shqiptarët. Eurodondi që u mor me normat më të larta të interesit se në vendet e tjera të rajonit po shkojnë për oligarkët. Nga ana tjetër, skandali i pagave, na tregoi sesi funksionon partia shtet. Sesi kemi punësime me tarafe, ndërkohë 80% e pagave të zbuluara janë në kufijtë e pagës minimale dhe informaliteti është i jashtëzakonshëm. Kjo tregon sa kriminale ka qenë taksa Rama. Kjo tregon sa i drejtë është vizioni ynë për taksën e sheshtë. Tregu sot është i shkatërruar nga koncesionet. Ato jepen pa garë, kanë favore me ligj dhe paga më të larta se pjesa tjetër e ekonomisë. Me fonde publike shkatërrohet tregu që duhet të jetë rregullator. Hetimi, ndalimi, dhe rikthimi i fondeve të përfituara nga koncensionaret është prioritet i domosdoshëm për PD-në. Kam udhëzuar një grup të veccantë brenda PD-së që planit të 25 prillit t’i shtojmë një pjesë që përfshin vendosmërinë për të cc’montuar veprimtarinë kriminale të koncensioneve. Së fundmi dua të them se kthimi në normalitet, nuk mund të kthehet pa ndëshkuar përgjegjësit. Ky është i vetmi vend në botë ku një ditë para vitit të ri, del dhe krenohet njeriu që duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të ishte para drejtësisë kur ju arrestua ministri i brendshëm për kanabizimin e vendit, kur ju arrestua ministri tjetër për vjedhjen më të madhe të incineratorëve. Kur i janë nxjerrë të dhëant personale qytetarëve. Ku është kapur me presh në duar duke manipuluar këto të dhëna për të vjedhur zgjedhjet e 25 prillit. Kur është kapur me tendera sekretë për të vjedhur para gjatë pandemisë dhe gjatë rindërtimit. Të paktën 5-6 herë një kryeministër normal do të kishte dhene dorëheqjen. Të paktën 5-6 herë drejtësia duhet ta kishte marrë të pandehur. Për fat të keq këtë vit do e mbyllim kështu. Një masakër zgjedhore akoma të pahetuar. Një tjetër komision hetimor të bllokuar nga Rama si ai Beccheti, ku 120 milionë ikin nga buxheti për shkak të Ramës. Me të gjithë Shqipërinë në terrorin ekonomik dhe social të Covid. Këto janë pasojat e një qeverie që rri në pushtet pa votën e qytetarëve. Dua t’iu siguroj se jemi të vendosur për ta udhëhequr këtë betejë deri në fund. Të vetëdijshëm për gabimet tona dhe të vendosur për t’i korrigjuar ato. Së bashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve që duan ndryshim dhe që nuk duan më një tjetër vit si ky. Të jemi së bashku dhe në krah të njëri-tjetrit për ta mposhtuar anormalitetin dhe një grusht njerëzish që janë përfitues të këtij anormaliteti.
Basha sulmon Ramën: Jep dorëheqjen mos dil të krenohesh për arritje, i vetmi kryeministër në botë …
26