Këtë vit, në “Festivalin e Këngës” dy emrat më të lakuar dhe pretendentë kryesor për çmimin e parë ishin Ronela Hajati dhe Alban Ramosaj.

Edhe pse përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision 2022” do të jetë Ronela Hajati me këngën “Sekret”, Albani ka rrëmbyer çmimin e dytë dhe një dashuri e përzemërsi të madhe nga publiku i gjerë.

Ai ka vendosur të reagojë ditën e sotme përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”. Ai ka shkruar gjatë për të falenderuar të gjithë mbështetësit e tij, u ka bërë një dedikim familjarëve të tij, si dhe ka ironizuar komentuesit negativë.

“Per dashamiresit e mi, Pas nje dite te gjate pushimi kisha deshiren t’ju falenderoja nga zemra per mbeshtetjen pergjate si dhe pas festivalit. Ju premtoj qe do vazhdoj te shkruaj e te kompozoj art te cilesise me te larte qe t’ju preki zemrat dhe stimuloj mendjet.

Ky vit, fal jush ishte i imi! – Jo per numrat e trofeve qe kam cuar ne shtepi por prej dashurise masive qe me keni falur, dhe sic degjoj, shof, ndjej dhe lexoj po vazhdoni t’ma jepni pa kushte, pa kursim… Per kte, perulem para jush!!

MIRENJOHJE!

Ndersa per jo-dashamiresit e mi

#LejNajLlafPaThene #EMbajNjeSyMbyll

Pertej shakase dhe referencave te Theje

Kam perveshur menget, behuni gati – 2022!

Per Familjen time… @antigoneramosaj O Ma, FITOVA!! Fitova dashni, duartrokitje, eksperience, mesime, miq te rinj (nder te cilet: Gjergj Leka!!), fitova rrespekt! Faleminderit per cdo sakrifice dhe mund qe ke derdhur per t’me fal mundesine e te jetuarit jeten ashtu sic ma ka shpirti… poetikisht.
Te kam “borxh” frymen.

@beatrixramosaj kur te lexosh, dua ta dish qe bera me te miren time, madje ia kalova Albanit te meparshem! Shpresoj te jesh krenare per progresin dhe performancat e vellait tend. Ju Dua, pergjithmone.”