Votohet si I preferuari I qytetarëve
Peshëngritësi Briken Çalja është votuar si personazhi I vitit 2021 për qarkun e Elbasanit. Në sondazhin e hapur nga Egnatia neës për personazhin e vitit sportisti nga Cerriku Briken Çalja arriti të marrë rreth 41% të votave të qytetarëve që e kanë përzgjedhur si personazhin e vitit. Peshëngritesi i njohur shqiptar, Briken Çalja është shpallur kampion bote në peshën deri 73 kg, në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes që po zhvillua në Uzbekistan. Ai arriti të mposhtë rivalin e tij nga Tajlanda, duke merituar kështu Medaljen e Artë. Vendi I dytë shkoi për deputetin e Partisë Demokratike të Elbasanit Luçiano Boçi. Deputeti Boçi ka arritur të marrë më shumë vota nga qytetarët krahasuar me personazhet e tjerë të bashkisë së Elbasanit që ishin në garë. Vendi I tretë në renditje shkoi për Kryebashkiakun e Gramshit Klodian Taçe I cili rezultoi më I votuari. Qytetarët patën mundësinë që të votonin që prej datës 15 Dhjetor deri më 31 përtë preferuarin e tyre. Në listë ishin edhe emra të njohur të botës së politikës,artit,sportit ,drejtësisë etj.
egnatia news