Një lajm i trishtë ka tronditur familjen e portierit të Liverpulit, Alison Beker. Babai i tij, Joze Agostinjo Beket, ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare në jug të Brazilit.

Mediat vendase bëjnë me dije se ai është gjetur i vdekur në një liqen pranë shtëpisë së tij. Lajmi për ndarjen nga jeta të gardianit të Liverpulit është konfirmuar edhe nga klubi i Sao Paolos nëpërmjet një njoftimi zyrtar në “Twitter”.

“Me shumë keqardhje ekipi i Sao Paulos merr lajmin e trishtuar për vdekjen e Joze Agostinjo Bekers, babait të portierëve, Alison dhe Muriel”, shkruhet në njoftimin e klubit brazilian.

Faxnews