Zyrtarët në Kolorado bënë të ditur të premten se fakti që nuk është raportuar asnjë viktimë si pasojë e një zjarri masiv që përfshiu disa zona urbane në këtë shtet është vërtet një mrekulli. Zjarri u përhap me shpejtësi marramendëse në veri të Denverit, duke shkatërruar më shumë se 1,000 shtëpi
Zjarri u nxit nga era e fortë me një shpejtësi prej 169 km në orë. Për pasojë flakët u shpërndanë me shpejtësi duke ndjegur lagje të tëra të enjten.