Albana Fico:
Në të gjithë këtë proces kemi qenë tejet të vëmendshëm për monitorimin e shifrave, mesatarja ditore e javës së 7-të të rasteve të konfirmuara është rritur. Incidenca dyjavore sipas gjetjeve të ISHP ka një tendencë uljeje, ajo që dua të sjell në vëmendje që është pjesë e një diskutimi të gjerë se moshat kanë ndryshime dinamike.
Ne kemi thënë se ka një rritje të numrit të rasteve në mosha të reja, 15-24, 55-64 janë 79% e rasteve të testuara pozitiv, në fund të ditës prekja e këtyre moshave mund të ndryshojë vetëm nëse jemi të kujdesshëm me impementimin e masave të thjeshta, por mendoj se ky është momenti për të bërë apel dhe për të qenë të qartë se nuk e kemi kaluar dhe fituar këtë betejë.
Fillimi i vaksninimit është fillimi i atij rrugëtimi për të parë dritën në fundin e tunelit, kjo nuk duhet të na vetëkënaq, por të na bëjë më të kujdesshëm në respektimin e masave.
Faxnwes