Banorët kërkojnë që të shtrohet
Në lagjen “Visarion Xhuvani” prej me shumë se 30 vitesh rruga që mban emrin “Marije Buda” dhe që lidh ketë lagje me disa rrugë kryesore të qytetit nuk ka pasur ndërhyrje për tu rehabilituar. Edhe pse këtu jeton një numër I madh banorësh duket sikur kjo nuk mjafton të të tërhequr investime.
Shumë nga banorët e lagjes shprehen se deri më sot askush nuk ka ndërhyrë për rehabilitimin e kësaj rruga. Për shumë prej tyre është sfidë të dalin nga shtëpitë e tyre kryesisht gjatë ditëve me shi për shkak të problemeve që krijohen nga uji.
Edhe pse gjatë fushatave shumë premtime janë dhënë për rehabilitimin e kësaj rruge deri tani nuk është vënë dorë ndërsa banorët shpresojnë që 2022 të jetë ndryshe.