Home ELBASANI SOT NGA SOT NË PUNË ME CERTIFIKATË VAKSINIMI

NGA SOT NË PUNË ME CERTIFIKATË VAKSINIMI

6

Në të kundërt tampon

Me rikthimin në punë më 4 Janar, të gjithë punonjësit e administratës publike dhe të marketeve do të duhet të vërtetojnë se nuk janë bartës të virusit Sarscov2 për t’u pranuar në vendin e punës. I njëjti rregull do të vlejë edhe për ata që punojnë në biznese private dhe janë në shërbim të qytetarëve.

Në këtë mënyrë ata do të duhet të pajisen me një nga 3 dokumentet që tregon se nuk janë të infektuar. Certifikata e vaksinimit e gjeneruar nga e-Albania do të jetë dokumenti i parë që do të kërkohet.Megjithatë opinioni është ndarë në pro dhe kundër vaksinimit më deryrim .

 Komiteti teknik i eksperteve ka vendosur qe nga paraqitja e këtyre tre dokumenteve përjashtohen personat që kanë dokument mjekësor të lëshuar nga mjeku për mos aplikimin e vaksinës.

Zbatimi i këtij urdhri do të monitorohet nga Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me ISHP.