Një ngjarje është raportuar të ketë ndodhur në Babrru të Tiranës teksa është gjetur i pajetë trupi i 59 vjeçarit Sh.Z i cili jetonte i vetëm në shtëpi.
Konstatimin e ka bërë mbesa e tij e cila ka denoncuar rastin në policinë e Tiranës. Ndërsa mendohet se vdekja i ka ardhur për shkaqe natyrale. Ndërkohë grupi i ekspertizës ndodhet në vendngjarje për të bë inspektimin e plotë të rrethanave.
Njoftimi i Plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.01.2022, rreth orës 13:45, në Babrru, në banesë, është gjetur nga mbesa e tij, pa shenja jete shtetasi Sh. Z., 59 vjeç, i cili jetonte i vetëm.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.