Në 20 vite asnjë investim madhor

Viti 2022 e gjen qytetin e Peqinit si dy dekada më parë.  Bashkia e Peqinit është e vetmja bashki në qarkun e Elbasanit që ne afro 9 vite nuk ka njohur asnjë investim në kuadër të projektit të “Rilindjes” Siç duket edhe nga pamjet asnjë ndërhyrje nuk është bërë qoftë në qendër të qytetit.

 Banorët këtu thonë se tashmë i kanë humbur shpresat se një ditë edhe këtu do të investohet pasi kanë rreth 20 vite që nuk kanë parë asnjë investim këtu.

Ata thonë se dita ditës Peqinit po i largohen edhe njerëzit pasi për të jetuar këtu nuk ofrohet asgjë.Ka nga ata që thonë se ndjehen të harruar nga qeveritë.

 Nga ana e saj Bashkia e Elbasanit thotë se nuk ka pasur fonde për të kryer investimet dhe me të ardhurat që arrin të mbledhe nga taksat vendore me vështirësi paguan rrogat e punonjesve.