Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano ka thirrur në një mbledhje të gjithë drejtorët e policisë në qarqe, drejtuesit e rendit dhe sigurisë në policinë e shtetit dhe ato të krimeve të rënda.
Burimet bëjnë me dije se mbledhja ka nisur në orën 10:00 dhe vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmë në Tiranë ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me automatik drejt një lokali në “Don Bosko” duke lënë të vdekur një 35 vjeçar dhe plagosur 4 të tjerë.
Kjo është mbledhja e parë që zhvillohet mes drejtuesve të lartë të bluve për vitin 2022.