Einxhel dhe Dagz tashmë nuk iu fshihen më kamerave, dhe kanë shkëmbyer të tjera puthje mes tyre.
Pas primet-t ku u fol për historinë e tyre, me Einxhel që e ndrydh veten sa i takon ndjenjave për Arbrin, çifti duket se është relaksuar, dhe janë puthur në buzë, teksa të tjerët kanë qenë duke fjetur.
Në këto momente ka ardhur edhe propozimi i Arbërit, i cili ka ftuar Einxhel që ta kalojnë natën bashkë te suita, por moderatorja nuk e ka pranuar këtë.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, DJ Dagz ishte i dyzuar për të vazhduar lojën, dhe tha se një nga arsyet që pranoi të qëndronte në shtëpi ishte pikërisht Einxhel.