– Policia e Matit ka gjetur sot një fëmijë i moshës 5-6 vjeç në dalje të Burrelit, ndërsa kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të miturit, i cili është braktisur dhe nuk jep të dhëna për emrin e tij dhe as për familjen. Policia e Dibrës në një njoftim për mediat kërkon ndihmën e qytetarëve për të bërë identifikimin e fëmijës dhe gjetjen e familjes së tij.

Njoftimi i Policisë Dibër:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me disa qytetarë, në dalje të qytetit të Burrelit kanë gjetur në rrugë një fëmijë i moshës 5-6 vjeç, i cili nuk jep të dhëna as për emrin dhe as për familjen e tij. I mituri është akomoduar në Komisariatin e Policisë Mat, është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe ftojmë qytetarët të na ndihmojmë në identifikimin e tij apo të familjarëve të tij. Për dhënie informacioni ju lutemi të kontaktoni në numrin 0694110215”, njofton policia.