TAFANI KËRKON SHTIM NË ORGANIKË

U inaguruan këtë të enjte ambjentet e rikonstrukturuara të stacionit të policisë Belsh. Investimi me vlerë 41 mijë euro u mundësua nga qeveria suedeze e cila është presente ne qytetin liqenor prej vitesh pasi ka impementuar edhe projekte të tjera. Ambjentet e reja do ti japin një impuls pozitiv punonjësve  të policisë të cilët janë gjithnjë në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë.

Të paktën kështu pohuan drejtuesi i policisë së qarkut Elbasan Ardian Cipa dhe zv drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Albert Dervishaj.

Teksa u shpreh falenderues për investimin kryebashkiaku Arif Tafani kërkoi nga drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit të shtoj organikën e punonjësve në Belsh për vetë numrin e lartë të turistëve që vendosin ta vizitojne qytetin liqenor.

Zv.ambasadorja suedeze konfirmoi se qeveria suedeze do të vijojë të mbështesë Belshin me projekte që sjellin zhvillim dhe siguri.

Bashkia e Belshit konsiderohet një zonë e qetë pasi ngjarjet që cënojnë jetën e qytetarëve kanë qënë sporadike.