Ervin Salianji në një komunikim online, ka folur nga selia e PD ku edhe u zhvillua protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Salianji u shpreh i keqardhur për këtë situatë në të cilën është përfshirë PD-ja, ndërsa theksoi se nëse këto nuk mund të quhen protesta paqësore.
‘Zgjidhja nuk vjen nga asnjë milimetër gjak, asnjë centimetër i kësaj godinë nuk vlen më shumë se jetën njerëzorë të demokratëve. Vendosja në këtë situatë duke mos pyetur për asnjë limit njerëzor tregon se si janë ata përballë demokratëve. Kjo nuk është zgjidhja që gjithsecili duhet të ofrojë. Në çdo centimetër të kësaj godine është shkatërruar. Nëse këto quhen protesta paqësore nuk di… çdo centimetër është dhunuar . Padiskutim po shfrytëzohen elementët e një dëshpërimi të thellë që solli humbja e 25 prillit apo çdo element tjetër që ka të bëjë me vendimet e gabuara të lidershpit , por kjo nuk është zgjidhja’, tha më tej Salianji.