Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Sergio Ramos është mirë dhe në dispozicion të ekipit, por nuk luajti pasi dyshja Marquinhos dhe Kimpembe janë përpara në listën e zgjedhjeve.
“Parisienët” barazuan me Lyonin, në kryederbin e kësaj jave, ndërsa spanjolli qëndroi në stol. I pyetur se pse Ramos nuk luajti, Pochettino konfirmoi që dyshja Kimpembe dhe Marquinhos janë para spanjollit.
rajneri tha:
Ramos është mirë, ka garë për vendin e titullarit dhe ishte vendimi im që të luaja me dy qendërmbrojtës si Kimpembe dhe Marquinhos. Ata janë zgjedhja ime për momentin”.
Nisur nga këto fjalë, mund të kemi një largim të parakohshëm të Sergio Ramosit nga PSG, pasi që me ardhjen e tij, spanjolli ka luajtur fare pak dhe nuk shihet si i preferuar nga trajneri Pochettino.