Home BOTA Rinisin luftimet Armeni-Azerbajxhan, disa ushtarë të vrarë

Rinisin luftimet Armeni-Azerbajxhan, disa ushtarë të vrarë

18

Një ushtar azer dhe dy ushtarë armenë raportohet të jenë vrarë në luftimet e reja përgjatë kufirit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Lajmin e konfirmojnë zyrtarët ushtarakë në Baku dhe Yerevan.

Armenia dhe Azerbajzhani  fajësojnë njëra-tjetrën për dhunën e përgjakshme dhe të dyja palët kanë paralajmëruar se tensionet në zonën kufitare janë duke u përshkallëzuar. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha se forcat azere hapën zjarr rreth orës 15 e 15 minuta të martën në zonën kufitare afër Verin Shorzha-s, në provincën lindore, Gegharkunik.

Fillimisht raportoi për një ushtar armen të plagosur, por më vonë të dhënat u plotësuan duke raportuar dy të vrarë e dy të plagosur.