Sali Berisha ka përgënjeshtruar Partinë Demokratike për projektin që po qarkullon në media për ndërtimin e kullave në godinën e SHQUP-it.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-kryeministri bën me dije se ndërtimi i kullave bashkon Bashën dhe Ramën.
Reagimi nga Sali Berisha:
Pergenjeshtrim!
Lul Brava ne mediat qe paguan po kerkon te pergenjeshtoje lajmin e botuar ne mediat e vendit per nje kompleks gjigand e lluksoz kullash, i cili e zhduk seline e PD nga aty ku ndodhet, duke thene se ai projekt eshte firmosur nga une ne 2013.
Projekti qe une kam firmosur eshte ai i Xhamise se Madhe fillimi i punimeve te te ciles u inauguruan ne ate kohe ne prani te qindra besimtareve dhe nuk prekte seline dhe as oborrin e PD.
Projekti qe zbuluan mediat sot e zhduk seline e PD sepse do ndertohet aty ku eshte sot selia e PD, te SHQUP.
Pervec Portit te Durresit, projekti per ndertim e kullave te PD i ben prap bashke Ramen dhe Bashen.
Duke denuar kete afere te paster korruptive kriminale Rama – Basha paralajmeroj keta bashkehajdute se selia e PD eshte tempulli i demokrateve shqiptar dhe kurre nuk mund te tjeteresohet nga bandat e narkoshtetit shqiptar! sb