Në orën 11:10 sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi U paraqit në Prokuorinë e Tiranës për të dhënë dëshminë e tyre lidhur me protestën dhe përplasjet e 8 janarit 2022.
Më pas pritet të shkojë edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha
Ata do të pyeten se çfarë ka ndodhur brenda selisë PD dhe kush janë personat që kanë qenë brenda dhe që kampi i Berishës thotë se ishin të armatosur.
Një ditë më parë Gazmend Bardhi tha se kishin pasur informacion që selia do të përfshihej nga flakët më 8 janar.
Ora News mëson se janë marrë në pyetje dhe deputetët që kanë qenë brenda në seli kur ka ndodhur përplasja.
“Nuk ka pasur asnjë plan të menduar për të përdorur fikse zjarri. Ka pasur një informacion nga ana jonë që godina mund të përfshihej nga flakët. Ka pasur një informacion të besueshëm që mund të kishte flakë apo zjarrvënie. Për shkak të informacioneve që kishim, që mund të kishte zjarr, kishim më shumë pajisje” tha Bardhi për emisionin “Opinion” në tv Klan.
Ndërkohë dje dëshmoi ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti demokrat Flamur Noka.
Dëshmia e Berishës zgjati gati 3 orë dhe më pas ai njoftoi fillimin e turit të takimeve në rrethe.
Takimi i parë do të jetë me demokratët në Shkodër këtë të dielë.