Gjithmonë ka mënyra alternative për t’i bërë gjërat vetë në shtëpi me mjetet rrethanore që kemi. Ka 2 mënyra për të pastruar bizhuteritë pa shkuar tek një person profesionist:
1-Një mënyrë e thjeshtë e larjes së tyre është me sodë buke. Në një enë me pak ujë të ngrohtë hidhni një lugë sodë buke dhe lërini bizhuteritë e argjendit për disa minuta dhe më pas fshijini me një peshqir të thatë. Mund ta përsërisni veprimin nëse rezultatet nuk janë ato që prisni.
2-Një mënyrë tjetër është me pastë dhëmbësh. Vendosni pak pastë në një furçë dhëmbësh dhe fërkoni bizhuteritë për disa minuta. Më pas shpëlajini me ujë të bollshëm.