Një pensionist ka mohuar përpjekjen për të kontrabanduar tetë shqiptarë në Britaninë e Madhe.
James Kimber, 69 vjeç, ishte me gruan e tij Margaret, 73 vjeç, kur ata u ndaluan nga zyrtarët e Forcave Kufitare në Channel në Coquelles, Francë , më 25 shkurt 2019.
Tetë emigrantë u zbuluan në makinën e marrë me qira Fiat Ducato.
Çifti, nga Feltham, Middlesex, Londër u arrestuan dhe u akuzuan të dy.
Gjatë një seance shqyrtimi paraprak në Gjykatën e Maidstone Crown të premten, zoti Kimber u deklarua i pafajshëm për veprën penale të ndihmës për imigracionin e paligjshëm.
Gjyqtarja Catherine Moore ra dakord që zonja Kimber nuk duhet të gjykohet për të njëjtën vepër për shkak të shqetësimeve që ka me shëndetin e saj.
Për këtë arsye gjyqi i tyre do të fillojë në mars.
Çifti i shoqëruar në seancën gjyqësore nga vajza e tyre, u lanë të lirë me kusht.
Në shtator 2020, një seancë gjyqësore e magjistraturës iu tha se Kimber po ngiste makinën dhe gruaja e tij ishte e ulur në sedilejn e përparme kur ata u ndaluan.
Një kontroll automjeti çoi në zbulimin e 8 shqiptarëve të fshehur në makinë.
Në të njëjtën seancë, gjykatës iu tha se makinë ishte marrë me qira tre ditë më parë.
Nuk është zbuluar asnjë detaj se ku kishte udhëtuar çifti përpara se të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan DailyMail.