Moderatorja shumë e njohur e ekranit, Bora Zemani, festoi dy ditë më parë ditën e saj të lindjes.
Ajo mbushi 30 vjeç dhe gëzimin e kësaj dite e ndau me kolegë, familjarë, miq të vjetër e të rinj.
Festa e saj e ditëlindjes bëri xhiron e rrjetit dhe personazhe të njohur të shoëbizit ishin të ftuar, në profilet e të cilëve pamë pamje të shumta nga organizimi.
Në festën e saj ishin të ftuar edhe dy këngëtarët, Klajdi dhe Bruno, të cilët kënduan gjatë gjithë mbrëmjes.
Madje, ata i kënduan Borës edhe këngën “Toxic Love”, projekt i Elgitit i shkruar nga Donaldi për Borën.
A i mungoi ish-partneri në këtë ditë speciale teksa të gjithë ishin pranë saj? Mesa duket jo!
Në një intervistë për “Prive”, Bora është shprehur:
“Ishte dhe një nga arsyet pse doja ta organizoja në mënyrë të tillë. Në këtë 30 vjetor ndihem shumë e përmbushur. Kam afër vetes familjen, miqtë e mi të ngushtë, miq të tjerë që i kam njohur gjatë rrugës dhe ndihem shumë e lumtur që kanë ardhur të gjithë. Tregon një shenjë respekti për njëri-tjetrin. Jam shumë e lumtur, nga të gjitha anët ndihem e përmbushur plotësisht.”