Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, sjell në vëmendje me anë të një postimi në llogarinë e tij në Tëitter se mbeten dhe pak ditë nga skadimi i afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë.
Duke thënë se na mbeten edhe pak ditë nga 8 marsi, Celibashi, inkurajon partitë politikë që të zgjedhin kandidatura me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve.
Thirrjen për kandidatë të pastër në listat e partive e ka bërë disa herë, më herët gjatë këtij muaji, edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim.
POSTIMI I PLOTË I CELIBASHIT
“Mbeten dhe pak ditë nga data 8 Mars, që është edhe afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për çdo qark. Inkurajoj partitë politike të zgjedhin kandidatura me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve. #8mars” sb/abcnews.al/