Moderatorja Rudina Magjistari është kthyer pas në kohë duke publikuar një foto nga fëmijëria e saj, në plazhin e Durrësit.
Vetëm 11 vjeçe në atë kohë, viti 1986, moderatorja shihet me kapele dhe me syze në dy fotot e postuara së fundmi në Instagram.
“Plazh, Durrës, 1986. Syzet, në foton tjetër, mbaj mend që mi huazoi fotografi për setin fotografik” shkroi Rudina Magjistari krahas imazheve.
(E.H/Faxweb.al)