Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë sot rreth orës 11:00 një takim me qytetarët dhe simpatizantë në qytetin e Shkodër.
Njoftimin e bëri pak ditë më parë, Sali Berisha pas përfundimit të dëshmisë së tij në prokurori lidhur me protestën e 8 janarit.
Ndërkohë, në Shkodër demokratët kanë filluar të mblidhen në Pallatin e Sportit në orën 11:00, për të përkujtuar 31 vjetorin e krijimit të PD në këtë qark.
Ndërkohë të pranishëm në këtë takim të Berishës janë Edmond Spaho, Belind Kelliçi, Flamur Noka, nënkryetarët e PD Shkodër Irena Shestani dhe Ndoc Ashta, Voltana Ademi.
Kujtojmë se Shkodra është edhe pikënisja e turit të takimeve nëpër rrethe të ndryshme ku do të diskutohet me anëtarësinë për hapat që do të ndërmerren nga lëvizja e Berishës.