Një bombule gazi ka marrë flakë në lagjen Emin Matraxhiu në Elbasan. Bombula e gazit ishte vendosur ne ballkonin e banesës ku jetonin dy të moshuar. Kanë qenë efektivët e forcave Shqiponja që kanë dëgjuar shpërthimin dhe menjeherë kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin me mjete rrethanore. Me mberritjen e zjarrfikesve situata është normalizuar duke fikur totalisht zjarrin pa shkaktuar dëme./Egnatia neës

Elbasan

Rreth orës 14:40, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, gjatë patrullimit në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, kanë konstatuar zjarr në katin e dytë të një banese.

Punonjësit e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit, që dyshohet se është shkaktuar për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombol.

Gjithashtu i kanë dhënë ndihmën e parë dy të moshuarve që ishin në banesë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.