Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka rënë zjarr në një qendër studimi për fëmijë në Tiranë.
“Me datë 18.01.2022, rreth orës 01:00, në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka rënë zjarr në një qendër studimi për fëmijë, ku ka vetëm dëme materiale”, thotë policia, ndësa nënvizon se ka vetëm dëme materiale nga zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nuk dihet ende se nga se është shkaktuar zjarri. /abcnews.al