Nga:Ana Hoxha
Kam mësuar se ajo që dhemb është më e shtrenjtë se ajo që përkëdhel,këtu nis drama e jetës.
Kam mësuar se hierarkia vendoset në bazë të titujve dhe jo vlerave,këtu nis fatkeqësia e një shoqërie.
Kam mësuar se askush nuk duhet nënvlerësuar..dhe një herë në jetën e tij zvarraniku e ndjen veten luan nëse ti ia lejon.
Kam mësuar se pavarësisht ç”kam mësuar…jeta është e bukur..një tango e papërsëritshme.