SISTEMI ELEKTRIK NUK PËRBALLON DOT NGARKESËN
Teksa termometri në vend ka shënuar disa gradë minus, shkollat në Elbasan nuk sigurojnë ngrohje të përgjithshme. Edhe pse drejtoritë e shkollave janë përpjekur të sigurojnë rezistenca në cdo klasë , ato nuk mund të sigurojnë ngrohje të përgjithshme.
Në këto kushte nxënës dhe mësuese zhvillojnë mësim me xhupa dhe doreza, cka bëhet pengesë në mbarëvajtjen e procesit mësimor. Nxënësit e një prej shkollave më të vjetra në Elbasan atë “Ptoleme Xhuvani” rendisin problematikat që ka shkolla e tyre, për të cilën kanë vënë në dijeni edhe ministren e Arsimit Evis Kushi, por vec premtimeve asgjë tejtër nuk kanë përfituar.
Në të njëjtat kushte janë edhe nxënësit e shkollës Hamit Mullisi
Ulja e temperaturave ka favorizuar virozat gripale. Mjediset e ftohta shpesh bëhen shkak për përhapjen e tyre. Në këto kushte vetë nxënësit pohojnë se mungesa e ngrohjes në shkollë është shqetësim I madh për ta.
Në pritje për të marrë fëmijët dhe nipërit nga shkolla prindër dhe gjyshër shprehen me shqetësim për mungesën e ngrohjes në institucione shkollore.
Pushteti lokal në Elbasan është I pafuqishëm për të ndërhyrë në garantimin e ngrohjes në shkolla. Në godina të cilat ende nuk kanë përfituar rikonstruksion sistemi I kaldajës është I pamundur të instalohet, por dhe në shkolla të tjera të investuara vitet e fundit nuk mungojnë problematikat.