Është zhvilluar pasditen e sotme në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat analiza vjetore e kësaj drejtorie. Në analizën e punës së DVP Berat për vitin 2021 ka qenë i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,Gledis Nano,Prokurori i Rrethit Berat Dritan Gripshi, Prefektja e qarkut Valbona Zylyftari, drejtues të SHISH dhe drejtues,inspektorë e specialistë të çdo sektori të kësaj drejtorie.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,Gledis Nano ka vlerësuar punën e mirë të gjitha strukturave të DVP Berat në parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve kriminale. Fakti që ky qark nuk regjistron asnjë vrasje për Nanon është një rezultat pozitiv i kësaj drejtorie për sigurinë publike të qytetarëve. Pasi u njoh me shifrat e analizës vjetore të DVP Berat, Nano ka vlerësuar edhe rezultatet e kësaj drejtorie,në drejtim të ndjekjes,parandalimit dhe dokumentimin të veprave të tjera penale. Edhe pse rezultatet e vitit 2021 kanë qënë të mira në DPV Berat,Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,Gledis Nano ka kërkuar nga kjo drejtori që gjatë vitit 2022 të rrisi forcën parandaluese dhe forcën goditëse ndaj krimit në të gjitha fushat,për të rritur besimin tek qytetarët që janë sot aleatët e policisë së shtetit.
“Më vjen mirë që dëgjoj vlerësime pozitive lidhur me rezultatet e fundit të Policisë Berat, shifrat flasin qartë. Fakti që nuk ka ndodhur asnjë vrasje ka të bëjë me forcën parandaluese të kësaj policie lidhur me personat me velër penale të cilat kanë një indikator mbi sigurinë publike të gjithë qytetarëve. Rezultatet në drejtim të parandalimit të veprave të tjera penale janë të mira. Ne duhet të synojmë në vitin 2022 të rrisim forcën parandaluese dhe goditëse ndaj krimit duke rritur besimin ndaj qytetarëve që janë aleati ynë”, tha Gledis Nano.
Prokurori i rrethit,Dritan Gripshi,duke vlerësuar bashkëpunimin e mirë dhe të fytshëm mes policisë dhe prokurorisë së Beratit,ka theksuar se vitit që lamë pas i është kushtuar një interes i veçantë çështjeve që kanë të bëjne me veprat penale në sferën e krimit ekonomik dhe luftën kundër drogës sepse kanë qënë më të shumta.
“Kemi një bashkëpunim të frytshëm në rezultatet, aty ku policia ëhstë në hapin e parë të ndjekjes penale dhe ne jemi në vazhdim të punës së policisë. Kemi pasur gjithë këtë vit shumë të mirë midis institucionit të Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit. Pa këtë bashkëpunim nuk do të kishim këto rezultate, interes të madh u kemi kushtuar atyre cështjeve për veprat penale për punën e krimit ekonomik dhe në luftën kundër drogës”, tha prokurori Dritan Gripshi.
Drejtori i DVP-së Berat, Edmond Tarkaj në analizën vjetore të kësaj drejtorie,ka bërë të ditur treguesit e punës 1-vjeçare të kësaj drejtori dhe duke i krahasuar ato me vitin 2020,i ka cilësuar më pozitive. Tarkaj ka vlerësuar jo vetëm dinamikën e punës së kësaj drejtorie gjatë vitit 2021 por edhe cilësinë në zbulimin,evidentimin dhe vënien para drejtësisë të shkelësve të ligjit,duke treguar edhe me shifrat rezultatet e arritura nga kjo drejtori për vitin 2021.
“Nuk kemi pasur asnjë ngjarje të rëndë kriminale (vrasje) për vitin 2021,janë shënuar shifra më të ulëta të kultivimit të bimëve narkotike,është ulur numri i viktimave nga aksidentet rrugore si dhe janë përballuar me sukses proçesi zgjedhor dhe sezoni turistik”-ka thënë Tarkaj.